“Skënderbeu bën ligjin në Gjirokastër”

Skënderbeu nuk ndalet më, fiton 0-2 në Gjirokastër dhe kap përkohësisht kreun e renditjes.

Bardhekuqtë e Shehit ishin shumë të fortë për Luftëtarin e Gentian Mezanit që këtë herë u dorëzua në shtëpi. Korçarët e nisën në sulm, ndërkohë që gjirokastritët kërkojnë të befasojnë me kundërsulme. Në fund të pjesës së parë mund të kishin shënuar pas një gabimi të Kaba Sambou, por Shkurtaj i vetëm me portierin Teqja nuk realizoi. Kjo edhe për meritë të “gardianit” të Skënderbeut.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i avantazhit erdhi nga stoli dhe u realizuar nga Ardit Hoxhaj. Vlonjati, vetëm tre minuta pasi zbriti në fushë shënoi me kokë në portën e Ruçit. Rreth 10 minuta më pas ishte Ditaai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e Skënderbeut.

Ujqerit me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve.

——————

Read More:

–  “Shehi: Nuk varemi nga individi”

–  ”Dita: Me rivalët kemi fituar bindshëm”

EPISODET: 

81′ GOL – Dita arrin të mposhtë portierin Ruçi. Mesfushori i vetëm me të nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Skënderbeun

70′ – Shehi bën lëvizjen e dytë dhe sërish në sulm. Krasniqi del jashtë dhe në vend të tij u aktivizua i zakonshmi Oto Xhon

69′ GOL – Goditje dënimi e ekzekutuar nga Gripshi, i cili krosi në zonë dhe aty Hoxhaj me kokë arriti të shënojë

66′ – Ardit Hoxhaj zë vendin e Dejvi Bregut. Kjo ishte lëvizja e parë e bërë nga ana e trajnerit Orges Shehi.

43′ – Vasil Shkurtaj humbi rastin më të mirë për gol. Sambou kthen gabim një top prapa, Milosavljev shërben për Shkurtajn në qendër të zonës dhe sulmuesi ndalet nga Teqja. Shpëtimtar portieri i korçarëve.

32′ – Janiçiç kërcënon portën e Skënderbeut. Mbrojtësi me një kthesë e dërgoi topin pranë portës.

15′ – Bregu i afrohet golit për Skënderbeun. Vlonjati godet fort, por portieri Ruçi shmang golin. Elbasanasi zgjatet dhe e devijon topin.

E diel, më 7 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Skënderbeu 0-2

Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Dunga 80′), Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapo, Rapa, Ramadani, Ymeraj (Demo 83′), Milosavljev (Hyseni 76′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guedj (Lilaj 78′), Gripshi, Bregu (Hoxhaj 66′), Krasniqi (Oto Xhon 70′). Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Nuri Rrapaj, Rejdi Zajimi, Klodian Shahini

Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

Kartonë të verdhë: Rapa 13′

1 thoughts on ““Skënderbeu bën ligjin në Gjirokastër”

  1. Pingback: ”Dita: Me rivalët kemi fituar bindshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.