Operohet Bregu, Ndërhyrja del me sukses

Ndërhyrja kirugjikale del me sukses.

Dejvi Bregu i është nënshtruar sot pasditë një nderhyrje kirurgjikale në krahun e majtë pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar ditën e djeshme në ‘Tropikal Resort’ ndaj Tiranës.

Mjekët ortopedë të Spitalit ‘Salus’ u shprehën se Bregu do të mund të bashkohet me ekipin në stërvitje për 3 deri në 4 javë.

Pas operacionit, Dejvi Bregu u shpreh: “Falenderoj Presidentin Takaj, stafin e klubit, dhe Spitalin Salus që mu gjendën pranë në këtë moment të vështirë. Falenderime pa fund dhe për të gjithë tifozët për mesazhet inkurajuese. Do rikthehem shumë shpejt”

Shërim të shpejtë Dejvi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.