Samuel Armah dhe Dennis Dowouna janë 2 prurjet e reja të KF Skënderbeu.
Dy Ganezët kanë firmosur kontratën që i lidh me klubin tonë për 4 vitet e ardhshme dhe janë federuar brënda afateve të merkatos por vetëm para dy ditesh janë bashkuar me ekipin në “Tropikal Resort”.
Samuel Armah vjen nga ekipi Ganez Allies FC dhe luan si sulmues kryesor por mund të bëjë mjaft mirë dhe në krahun e majtë të mesfushës. Sezonin e kaluar në 16 ndeshje të kampionatit Ganez ka shënuar 6 gola.
PASHAPORTA:
Emri: Samuel Armah
Datëlindja: 1 Maj 2000
Kombësia: Gana
Vëndlindja: Accra
Roli: Sulmues
Dennis Dowouna, 20 vjeç vjen nga ekipi Ganez, Tudu Mighty Jets FC dhe luan në qëndër të mesfushës.
PASHAPORTA:
Emri: Dennis Dowouna
Datëlindja: 18 Maj 2000
Kombësia: Gana
Vëndlindja: Accra
Roli: Mesfushor