Shoqata e gazetarëve ‘Sporti na Bashkon’ ka vlerësuar mesfushorin Gjergji Muzaka si lojtarin më të mirë të muajit Tetor.
Performanca e mesfushorit bardhekuq gjatë muajit Tetor është vlerësuar maksimalisht nga gazetarët sportivë në vënd duke i akorduar çmimin ‘Futbollisti i muajit tetor’.
Çmimi i është dorëzuar 34-vjeçarit nga përfaqësuesi i shoqatës në Korçë, gazetari Tonin Frroku dhe zv. Trajneri bardhekuq Edlir Tetova përpara fillimit të takimit ndaj Flamurtarit.
Urime Gjergji!