“Prag Flamurtari, Bregu i vetmi dyshim”

Ekipi ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e parë 13-të sezonal ndaj Flamurtarit, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Vlonjatëve…

———————————

GJËNDJA E EKIPIT

“Dejvi Bregu i vetmi dyshim për takimin e radhës, Vlonjati pësoi një frakturë në gishtat e këmbës ndaj laçit çka e detyroi 23-vjeçarin të punojë i diferencuar gjatë javës. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit”

———————————

Kategoria Superiore / Java 13

Skënderbeu – Flamurtari

E dielë, 11 nëntor / Ora 17:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

#forcaujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.