ELMIR ASANI, ZYRTARISHT BARDHEKUQ

Elmir Asani prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

Asani u bashkua ditën e djeshme me ekipin në ‘Tropikal Resort’ ku është prezantuar me grupin dhe stafin teknik.

Mesfushori u aktivizua ditën e sotme në miqësoren ndaj Fk Bylis ku zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive si dhe shënoi golin e parë të sfidës. 

This slideshow requires JavaScript.

Pas testit miqësor, Asani së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh 23-vjeçarin për 3 vitet e ardhshme me klubin tonë.

Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur për Vojvodina, FK Zemun dhe Vozdovac në Superligën Serbe ku është aktivizuar në total 62 ndeshje.

————–

PASHAPORTA:

Datëlindja: 15 shtator, 1995 (23)

Vëndlindja: Novi Sad

Shtetësia: Kosova & Serbia

Gjatësia: 1.70

————–

KARRIERA:

2014–2015 / Vojvodina: 14 ndeshje

2015–2017 / Vozdovac: 25 ndeshje

2017–2018 / Fk Zemun: 23 ndeshje

2018 / Mauerwerk: 8 ndeshje

Welcome Elmir Asani!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.