Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore në Korçë.
E hëna do të jetë ditë pushimi për kampionët në fuqi, të cilët do të grumbullohen ditën e martë në “Tropikal Resort” në Durrës ku do të vijojnë përgatitjet për takimin e së shtunës ndaj Tiranës në transfertë.
GJËNDJA E EKIPIT
—————
“Ekipi ka shfaqur gjëndje optimale gjatë përgatitjeve në Korçë. Aliti, Demte dhe Dajsinani janë 3 mungesat e vetme si pasojë e angazhimeve me ekipet kombëtare”.
—————
Superiga / Java 14
Tirana – Skënderbeu
E shtunë, 24 Nëntor / Ora 14:00
Selman Stermasi Stadium
#ForcaUjqer