Daja: Respektojmë dhe 90’ minutat e fundit

Skënderbeu luan nesër çerefinalen e kthimit ndaj Teutës ndërkohë që si zakonisht trajneri Ilir Daja ka dalë sotbpara mediave ku ka folur mbi takimin e radhës.

Tekniku bardhekuq ka përmëndur faktin që ekipi ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë por ekipi duhet të përmirësohet pasi në kupe gjithçka mbyllet pas 180’ minutave.

”Kemi bërë një hap të mirë me fitoren 2-0 në ndeshjen e parë por specifika e kupës është 180’ minuta do respektojmë dhe 90’ minutat e fundit për të vazhduar më tej. Seanca e sotme do të na shërbejë për të vendosur nëse do të bëjmë rotacion apo do vazhdojmë t’iu japim minutazh atyre që janë një hap para të tjerëve për të përmirësuar ritmin”, U shpreh tekniku bardhekuq, Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.