Mbrojtës bardhekuq, Kristi Vangjeli ka folur për mediat nga ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi po përgatitet në prag të ndeshjes me Teutën.
Vangjeli u shpreh se ekipi do kërkojë maksimumin dhe në këtë takim për të vazhduar rrugën drejt titullit.
NDESHJA – “Teuta është në një gjëndje të vështire por unë mendoj që nuk e meriton të jetë në atë pozicion. Jemi të përgatitur mirë për të arritur objektivin tonë për ta mbyllur kampionatin sa më shpejt dhe të dalim nga ky takim me 3 pikë”.
DIFERENCA – “Kemi një grup të jashtzakonshëm. Besoj se përballjet me ekip e fundit dhe kreut kanë shfaqur diferencat e mëdha por mendoj se shkëputja ka ndodhur për shkak se kemi fituar si brënda dhe jashtë ndaj rivalëve direktë dhe kemi qënë më të mirë”
I pyetur nga mediat si e sheh rivalitetin me Teutën gjatë këtyre viteve, Vangjeli u shpreh: “Ne jemi përgatitur si në çdo ndeshje për të marrë më të mirën, ashtu siç edhe ja kemi dalë në vitet e kaluara ashtu besoj se do ia dalim dhe nesër për të marrë 3 pikët”