Java 25 | Teuta, rivali i radhës

Pas 2 ndeshjesh në ‘shtëpi’ ndaj Laçit dhe Lushnjës, ujqërit luajnë këtë mesjavë ndaj Teutës në transfertë.

Takimi i cili do të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ sheh të përballen dy ekipe me objektiva krejt të kundërta, me Teutën që lufton për mbijetesë dhe Ujqërit që kërkojnë thellimin e diferencës me ndjekësit dhe vijimin e ecurisë pozitive.

Skënderbeu është ndeshur plot 4 herë këtë sezon me Teutën, 2 herë në kampionat dhe 2 herë për kupën e Shqipërisë duke i fituar të 4-rta takimet me golavarazh 12-2.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 25

14 mars / Ora 17:00

KS Teuta – KF Skënderbeu

Stadiumi ‘Niko Dovana’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.