Teuta ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 në supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Një përballje emocionuese dhe me raste të shumta shënimi.
Në minutën e 41-të, Kamara fiton një penallti ndaj Kaba Sambou, i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e Shehit me 10. Latif tregohet i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Ujqerit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Teksa Ditmar Bicaj, vulosi takimin me golin e tij të shënuar në minutën e 65-të. Humbja e parë për korçarët në këto javë të para të kampionatit…
TEUTA-SKËNDERBEU 2-0
Latif 43′ (p), Bicaj 65′
Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Gashi, Kallaku, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Skënderbeu: Teqja, Aliti, Sambou, Radas, Vangjeli, Dita, Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi