Shehi: U ndëshkuam në momentin më të mirë

Orges Shehi nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e Skënderbeut në Durrës dhe këtë e tregoi edhe në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes.

Një humbje që “djeg” kjo e sotmja…
Më vjen keq për ata ç’ka çunat dhanë. Dolëm shumë herë para portës dhe më vjen keq që nuk finalizuam. Pësuam nga dy goditje standarde, ndonëse ishim përgatitur edhe në këtë drejtim.

Si ju duk penalltia e dhënë për Teutën?
Nuk e kam pamjen e qartë dhe nuk mund të bëj vlerësim. Çdo lojtari mund t’i ndodhë. Topi doli si karambol dhe shkoi te lojtari i Teutës.

Pse vendosët të aktivizoni Sambou titullar?
E bëmë këtë zgjedhje, duke ditur që skuadra kundërshtare ka shtat-lartësi dhe doja ta zgjasja skuadrën. Na dha shenja të mira në Vlorë dhe bisedova me stafin dhe vendosa ta fus për të zgjatur skuadrën.

Vendosja e skuadrës në goditjet standarde dukej sikur nuk ishte e studiuar mirë…
Më vjen keq për atë ç’ka prodhuam. Rezultati nuk i përgjigjet lojës së zhvilluar. Skuadra ka dhënë maksimumin, por nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak. U goditëm në momentin tonë më të mirë.

Humbja e parë vjen para ndeshjes me Kukësin. Mund të ketë ndonjë ndikim psikologjik?
Jemi skuadër e re. Në kampionat mund të ketë dhe humbje, por me mënyrën që luajtëm, na ngushëllon pak. Të gjitha ndeshjet janë të forta në kampionatin shqiptar, nuk mund të demoralizohemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.