Skënderbeu me “stof” kampioni në Vlorë

Skënderbeu i tregoi Flamurtarit se kush është skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë. Në Vlorë dëshira e Flamurtarit nuk mjaftoi pasi ishin korçarët ata që triumfuan me shifrat 0-2 në një ndeshje ku u zhbllokuan të dy sulmuesit e Skënderbeut Blerim Krasniqi që realizoi golin e parë dhe Oto John që i futur në lojë në minutat e fundit në vend të kavajasit shënoi golin e dytë duke vulosur fitoren e Skënderbeut.

Shehi i shkaktoi humbjen e parë në stolin e Flamurtarit ish trajnerit të tij Ilir Daja ndërkohë që korçarët pas javës së 4-t kryesojnë të vetëm Superioren me 10 pikë. Në pjesën e parë të dyja skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme. Bregu kishte rastin më të rrezikshëm për miqtë ndërsa Busic u kundërpërgjigj për Flamurtarin.

Edhe pjesa e dytë ishte deri diku e barabartë deri në minutën e 73-të kur Blerim Krasniqi përfitoi nga një rrëmujë në zonë pas krosimit të Radas për të mposhtur Koliçin dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Goli i dha zemër Skënderbeut që në minutat e fundit e dominoi takimin dhe në të 87-ën gjeti edhe golin e dytë atë që vulosi fitoren me Oto John. Sulmuesi nigerian i asistuar në mënyrë perfekte nga Bregu, me një goditje potente brenda zonës nuk i dha asnjë shans Koliçit.

Një Skënderbe madhështor në Vlorë që tregon edhe njëherë tjetër se pavarsisht ndryshimeve dhe largimeve të shumta ka një ekip shumë të fortë dhe mbetet skuadra për t’u mundur në Superiore edhe gjatë këtij sezoni.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E Hënë, më 17 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI 0–2 SKËNDERBEU
Shënues: /Krasniqi 73’, Oto Xhon 86′

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hysein (Mustafa 69′,Veliu 83′), Torasa, Musta (Alvesh 66′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Ymeraj, Useini.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Aliti, Dita (Demte 61′), Muzaka (Fili 90′), Lulaj, Gripshi, Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 78′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Maraj, pëllumbi, Guindo.

Kartonë të verdhë: Kotobelli 47’/Dita 21′, Gripshi 39′

Gjyqtarë: A. Koçi, D. Rexha, H. Lisaku, F. Lamaj; Pas porte: O. Kuka, K. Shahini.

Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: S. Velçani

73’ – Krasniqi nuk gabon nga brenda zone, duke shfrytëzuar më së miri një rrëmujë në zonën vlonjate.

86’ – Oto Xhon, i futur vetëm pak minuta më parë arrin që të gjejë golin e dytë për korçarët. Sulmuesi i ardhur këtë verë nuk gaboi pas një kundërsulmi të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.