Pas humbjes në Laç, Skënderbeu është kthyer në rrugën e duhur. Skuadra korçare ka fituar sot 3-1 në Lushnjë, duke treguar autoritet dhe qetësi kampionësh.
Skuadra e Dajës gjeti golin që në minutën e 4-të, me anë të James, që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Sowe dhe me finte e dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi Lushnjarët treguan se nuk janë dorëzuar dhe arritën të ndëshkojnë portierin Shehi, me anë të kapitenit Fation Sefa, në minutën e 28’.
Korçarët u hodhën sërish në kërkim të golit të avantazhit dhe e gjetën vetëm 1 minutë para fundit të pjesës së parë, me anë të sulmuesit nga Prizreni, Enis Gavazaj. Pjesa e dytë nuk ishte kaq e pasur, sa i përket golave të shënuar, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 82-të, portieri Spaho u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli ndaj Muzakës dhe në portë u detyrua të futet sulmuesi Mikel Canka, për shkak se trajneri Dedja i kishte kryer të 3 zëvendësimet. Vetëm 3 minuta më pas, ishte Marko Radas që përfitoi nga ky episod dhe shënoi golin e 3-të për korçarët, duke vulosur fitoren 1-3.
Kategoria Superiore – Java 15
E shtunë, më 16 dhjetor, ora 13:00
Lushnja – Skënderbeu 1-3
Shënues: Sefa 28′ / Xhejms 4′,Gavazaj 44′, Vangjeli 85′
Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Bufazi, Mone, Pepa, Papa, Taullau, Magani, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Aliti, Lilaj, Taku, Muzaka, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja