Gjergji Muzaka, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”.
“Çdo ndeshje është e vështirë sepse kërkojmë vetëm trepikëshin, por edhe kushtet e fushës na e vështirësuan punën. Vlerësojmë çdo kundërshtar, por ne më shumë i trembemi euforisë apo mos motivimit ndaj ndonjë kundërshtari të dobët sepse ndaj këtyre ekipeve fitohet kampionati. Jam i kënaqur me sezonin dhe besoj së është njëri nga më të mirët”.
Mesfushori u shpreh dhe per momentin e kartonit të kuq të Spahos: “Duket ndryshe nga jashtë edhe ndryshe nga dinamika e lojës në fushë, sepse edhe një moment në fushë ndikon në mosbërjen e golit. Nuk e di më pas nëse portieri ishte lojtari i fundit, por kontakt kishte”.