Shehi: Më “ngroh” shpirti i ekipit

Skënderbeu arriti të dilte me një pikë nga përballja në “Niko Dovana” kundër Teutës, edhe pse në një moment skuadra korçare u gjend të disavantazhin e dy gola. Pas takimit trajneri i Skënderbeut foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

“U kam kërkuar skuadrës përqendrim maksimal pas ndeshjes me Tiranën. Zhvilluam një ndeshje të mirë, shpresoj të jetë kjo një pikënisje e re për ne.

“Nuk besoj se ndonjëri mund të besojë se ai mund të jetë 11-metërsh. E pashë që në fushë rastin dhe te lojtarët në dhomat e zhveshjes që ishin shumë të revoltuar

“Përveç pikës më pëlqeu grinta e skuadrës. Edhe pse ishim 2 – 0 vazhduam së luftuari. Kampionati ka pak diferenca dhe mund të fitojmë e humbim ndaj çdo ekipi”.

“Pavarësisht se nuk kemi cilësinë e skuadrave të shkuara ne kemi kërkuar të bëjmë një lojë të rrjedhshme. Në asnjë ndeshje nuk kam vënë skuadrën të gjithë në mbrojtje. Do të vazhdojmë të luajmë rrjedhshëm dhe me logjikë”, përfundoi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.