Ekipi ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 15-të sezonal ndaj Teutës, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Durrsakëve…
———————————
GJËNDJA E EKIPIT
“Blerim Krasniqi është e vetmja mungesë për takimin e së shtunës. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim i cili e bën të pamundur aktivizimin ndaj Teutës. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit”
———————————
Kategoria Superiore / Java 15
Skënderbeu – Teuta
E shtunë, 1 dhjetor / Ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
#forcaujqër