Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës, takim i vlefshëm për javën e 16-të të superligës.
Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi ka zhvilluar paradite një seancë stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’, ndërsa pasdite ekipi do të grumbullohet dhe do të zhvillojë edhe video-analizën e zakonshme për kundërshtarin.
GJËNDJA E EKIPIT – “Ekipi vjen në këtë takim në gjëndje optimale por trajneri Daja duhet të bëjë ndaj Teutës në ndeshjen e fundit sezonale pa Enis Gavazaj i nuk ka arritur të rikuperohet në kohe për takimin. Në prapavijë do mungojë edhe Bruno Lulaj i dëmtuar ndërsa Demte Beneyam nuk do jetë i gatshëm për këtë takim pasi është larguar me leje nga ekipi dhe ka udhëtuar drejt Etiopisë”
RIKTHIMET – “Stafi do të ketë në dispozicion Gledi Micin ndaj Teutës, pasi mbrojtësi ka ezauruar pezullimin një javor për shkak kartonash. Gjithashtu në gjëndje optimale gjatë përagtitjeve është shfaqur dhe Tefik Osmani i cili mbeti 2 ndeshje jashtë si pasojë e virozës gripale.”
Stafi teknik ka dhënë sot këshillat e fundit taktike si dhe ka zhvilluar një test të shkurtër brënda grupit gjatë seancës së zhvilluar tek fusha me bar artificial.
Takimi ndaj Teutës do të zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës. Prej 2 ditësh në shitje kanë dalë dhe biletat e ndeshjes.