Daja: Ta mbyllim vitin me 3 pikë

Trajneri Ilir Daja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të vitit ndaj Teutës ku ndër të tjera theksoi se ekipi do kërkojë fitoren si dhuratë për tifozët.

“Nesër, takimi i fundit dhe shpresojmë të shkojmë te fitorja për të uruar në menyrën më të mirë tifozët për festat e fundvitit. Përballë kemi Teutën që nuk është në pozicion të mirë përsa i përket klasifikimit por shfaqet mirë në fushë dhe duhet ’djersitur’ për ta mbyllur siç edhe e kemi nisur kampionatin”

TITULLI – “Titulli nuk është ende i mbyllur. Kemi avantazh prej 9 pikësh që na jep qetësi për të punuar por nqs duam të rritemi edhe më shumë duhet që në vazhdimësi të hyjmë me motivim maksimal”

TEUTA“Nën drejtimin tim rezultatet me Teutën flasin në favorin tonë. Statistikat gjithsesi nuk tregojnë asgjë dhe duhet të luftojmë fort për të fituar”.

MERKATO – “Do të ndjekin në dinamikë merkaton me mbarim e sezonit. Nuk flas dot paraprakisht por një ekip si Skënderbeu duhet të perforcohet edhe më pas të mendojmë për shitje. Kam biseduar me presidentin. Ne si staf nuk kemi pushime pasi do të ndjekim disa lojtarë që mund të bëjnë diferencën dhe që kanë cilësi për ta çuar ekipin një hap më përpara”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.