Menjëherë pas ndeshjes së djeshme ndaj Luftëtarit, ekipi është grumbulluar sërish në kompleksin ‘Tropikal Resort’ ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.
Ekipi ka zbritur në fushe reth mesditës, ku fillimisht u zhvilluar një analizë për ndeshjen e humbur ndaj Luftëtarit dhe më pas stafi ka vijuar me programin stërvitor.
Ekipi u stërvit sot në grupe, pjesa e futbollistëve që luajtën titullarë ndaj Luftëtarit zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi programin e plotë stërvitor.
GRUPI – “Ali Sowe ishte e vetmja mungesë gjatë përgatitjeve të zhvilluara sot në ‘Tropikal’. Sulmuesi është larguar drejt Gambias për çështje dokumentacioni. Përsa i përket gjëndjes së Suad Sahiti, mesfushori është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në Turqi dhe nesër pritet të zhvillojë përgatitjet me grupin”.
——————————
KUPA E SHQIPËRISË
Teuta – Skënderbeu
Stadiumi ‘Niko Dovana’
31 janar / Ora 14:00