E ka ndjerë fajin mbrojtësi kroat Marko Radas, i cili pas ndeshjes ka theksuar se ka vepruar gabim me atë sjellje që bëri në fushën e lojës:
“Ishte një moment, që nuk duhej ta zgjidhja ashtu. Janë çaste kur edhe ne nuk e kontrollojmë veten me qetësi. Loja edhe të nxeh, por tani që jam i qetë, e kuptoj se nuk veprova mirë. Kërkoj falje për veprimin, por më shumë ndaj ekipit, sepse e lashë me një lojtar më pak në kohën kur kishte më shumë nevojë për lojën time”, – u shpreh futbollisti i Skënderbeut pas ndeshjes.