Përgatitjet ‘anti-Kukësi’, 3 rikthime

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Kukësit, takim i cili do të luhet nesër, ora 19:00 në Stadiumin ‘Skënderbeu’.

Pasdite u zhvillua një seancë stërvitore në stadiumin ‘Skënderbeu’, atje ku pas 24 orësh, ujqërit do të kërkojnë fitoren e cila i shpall matematikisht kampiona. Stafi teknik me në krye trajnerin Daja dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.

GJËNDJA E EKIPIT – “3 rikthime mjaft të rëndësishme për stafin teknik. Pas disa javësh mungesë në portë rikthehet kapiteni Shehi ndërkohe që pas tërheqjes të pësuar në kofshë James Adeniyi është rikuperuar plotësisht. Sowe ja del të stërvitet me grupin pas dëmtimit që e la jashtë ndaj Partizanit. Sulmuesi u riaftësua në kohë për duelin e titullit dhe sot zhvilloi një seancë të plotë. Mbetet të shihet gjëndja e tij në vazhdim për të përcaktuar nëse do e nisë takimin si titullar. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale”.

Në mbrëmje, ekipi do të grumbullohet në një nga hotelet në periferi të qytetit, ku është programuar dhe një analizë e fundit nga trajneri Daja.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

——————————————

Kategoria Superiore / Java 31

Skënderbeu – Kukësi

29 prill, e dielë / Ora 19:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.