Daja: Fati nuk ishte me ne

Nga e ardhmja e tij tek rinovimi i skuadrës për të vazhduar me një koment edhe mbi vendimin që pret Skënderbeu në KAS për dënimin që ka marë nga UEFA. Ilir Daja i thotë të gjitha në emisionin Gol pas Goli në Supersport, në pëfundim të sfidës së humbur ndaj Kukësit të cilën e analizoi me kthjelltësi.

Sa keq ju vjen që nuk e festoni sot titullin kampion?

Pritshmëria ishte e madhe sot dhe donim të gjithë të festonim. Ajo pjesë e daljes me shumë forca në sulm, kur kundërshtari po bënte presing difensiv, ne duhet të ishim shumë më të qetë në ndryshimin e krahut të lojës. Thellësinë e kishim problem duke parë edhe gjendjen fizike të Souesë dhe Xhejmsit. Duhet të ishim pak më të ftohtë nga koka, natyrshëm kur ke 14 pikë diferencë, kur gjithë qyteti pret festën, edhe kjo dozë aventure do jetë prezentë. Kjo është humbja e parë që marrim në shtëpi edhe nga ndeshjet në Europë. Kemi bërë 53 ndeshje, dhe me një diferencë të tillë, i lejohet nganjëherë lojtarëve, pavarëisht se ne si staf nuk duhet të pajtohemi me këtë gjë. Sot pritshim fitore, sepse në fund Skënderbeun nuk e kënaq asgjë tjetër.

Jeni të kënaqur me skuadrën sot, apo nuk ju pëlqeu?

Në raport me kundërshtarin kemi qenë superiore. Prodhuam më shumë volum, e mbajtëm sipër, ndonjëherë fati nuk është me ne, por nuk duhet të jemi egoistë, sepse një javë më parë fituam me një gol në fund. Ne duhet të administronim dhe të kishim një shkallëzim në mesfushë dhe mbrojtje. Kukësi duhet përgëzuar, pasi ka lojtarë me cilësi brenda. Ata kishin zgjedhur strategjinë për të na kapur në kundërsulm, edhe pse nuk na kapi. Faulli që është shënuar goli, ka qenë faull për ne, pasi sulmuesi kundërshtar ka tërhequr Micin. Më thanë që edhe rasti i penalltisë ishte i diskutuar, por këto janë pjesë të lojës, dhe Kukësi na goditi vetëm në këtë moment në pjesën e dytë, kur ne ishim hedhur pothuajse të gjithë përpara, për fitoren. Sepse, e thashë, ne nuk na kënaq asgjë veç barazimit.

Çfarë po ndodh me të ardhmen? Skënderbeu bën projektet për të ardhmen që në prill, edhe kur ka pasur diferenca më të vogla. Për ju, a ka pasur lëvizje nga klubi? Apo edhe lojtarët? Apo gjithçka mbetet pen i gjyqit në CAS?

Sigurisht që neve jemi të fokusuar te puna jonë. As mua nuk më ka shkuar në mendja që kontrata mbaron në qershor. As drejtuesve. Situata që kemi do të rezultojë pozitive për ne që të marrim pjesë në Europë. Atë do t’ia lemë kohë. Impenjimi që kanë pasur drejtuesit me seancën dëgjimorë në Apel ka bërë ka hequr vëmendjen. Pavarësisht se ka marrë një goditje psikologjike, ekipi vazhdon të ecë drejt titullit dhe jemi në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Duhet të jeni ju trajner, që të vazhdojë klubi nga puna…

Kemi bërë 53 ndeshje, ku këto ndeshje nuk i kanë bërë as ekipet elitare në Europë. Është përballuar me sukses nga ky kontingjent. Një pjesë e lojtarëve janë në përfundim, pasi kanë treguar se kanë mbajtur peshën kryesore. Mendojmë të rinovojmë me disa, por duke mbajtur këto që janë, sepse nuk po tregojnë shenja të dorëzimit. Këtu ka shumë lojtarë me tituj të fituar, por nuk e kanë ulur dozën psikologjike për më tej. Çdo ekip ka nevojë për ndryshime, por ky ka qenë sekreti. Skënderbeu ka mbajtur bazën e lojtarëve, por ndërhyrjet janë bërë me kujdes. Çështjen e rinovimin e sqarova, i takon klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.