Skënderbeu ka mbyllur sot ditën e pestë të përgatitjeve dimërore në Antalya të Turqisë.
Trajneri Daja dhe stafi teknik kanë rritur ndjeshëm intesitetin e përgatitjeve teksa ekipi po stërvitet me 2 seanca stërvitore në ditë kombinuar dhe me ushtrime force në palestër.
Paradite ekipi zhvilloi një seancë force në palestër ndërsa pasdite lojtarët kanë zbritur në fushë teksa i janë nënshtruar një seance tekniko-taktike.
Përgatitjet do të vijojnë nesër sërish me 2 seanca stërvitore ku është programuar edhe një test brënda grupit përpara ndeshjes me Beshiktash që do të zhvillohet në Datën 12 janar.