Është hedhur sot në mesditë në ambjentet e Federatës Shqiptare të futbollit, shorti për 2 çiftet gjysëmfinale të kupës së Shqipërisë.
Flamurtari do të jetë ‘pengesa’ e radhës për Skënderbeun drejt objektivit madhor për të fituar për herë të parë në historinë e klubit, trofeun e 2-të për nga rëndësia.
Shorti ka përcaktuar Skënderbeun si ekip pritës në takimin e parë i cili do të luhet në datë 5 prill ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet në Vlorë më datë 18 prill.
5 prill 2018 / Stadiumi ‘Skënderbeu’
Skënderbeu – Flamurtari
18 prill 2018 / Stadiumi ‘Flamurtari’
Flamurtari – Skënderbeu
Laçi-Kukësi është dueli tjetër gjysëmfinal!