Pas dy ditësh pushim të akorduara nga stafi teknik, Skënderbeu i është rikthyer sot përgatitjeve në fushë.
Ekipi ka zbritur në fushë në orët e pasdites ku zhvilloi një seancë stërvitore pas 48 orësh pushim. Stafi teknik ka pasur sot në dispozicion një kontigjent të cunguar si pasojë e lojtarëve të grumbulluar me ekipet kombëtare por edhe disa lojtarëve të cilët kanë marrë leje edhe 24 orë të tjera nga klubi. Grupi pritet të plotësohet nesër ku është programuar një seancë stërvitore në orët e paradites.
GJËNDJA E EKIPIT – “Orges Shehi është e vetmja mungesë e rëndësishme për stafin teknik. Kapiteni ka pësuar ndaj Luftëtarit një lëndim të ligamentit të brëndshëm të gjurit, ligamentit medial. Gjatë ditëve në vijim kapiteni do zhvillojë një kontroll më të detajuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Pjesa tjetër e grupit është në gjëndje fizike optimale”.
Ekipi do të vijojë deri ditën e shtunë përgatitjet në Korçë dhe më pas do të zhvendoset në ‘Tropikal Resort’ në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë në transfertë.