Skënderbeu mbyll në barazim pa gola ndeshjen e tretë miqësore përballë Teutës së Durrësit. Në Korcë gjithcka mbyllet në bardhësi pavarëissht se rastet nuk munguan për të dy ekipet. Skënderbeu me Radasin si kapiten të ekipit, Vangjelin dhe Muzakën nga minuta e parë ndryshon shumë nga ai i disa ditëve më parë dhe është më i kthjellët në fushë. Gjithësesi nuk arrin të shënojë pavarësisht se në pjesën e parë pati raste të mira. Në pjesën e dytë janë fillimisht djemtë e Shëmbit që bëjnë ligjin por situate ndryshon dhe loja balancohet me kalimin e minutave.
Pjesa e parë nis menjëherë me Skënderbeun të hedhur në sulm dhe sigurisht që korcarët janë më të freskët dhe i afrohen më me lehtësi portës kundërshtare ndërsa Teuta në pjesën më të madhe të saj qëndorn në pritje. Me Vangjelin Radasin dhe Muzakën bardhekuqtë janë më të rrezikshëm në krahsim me ndeshjen e parë kundër Renovës. Minutat e para janë të gjitha për Skënderbeun që është i rezikshëm si në aksionet e ndërtuara nga krahët me Abazin dhe Vangjelin ashtu edhe në qendër të ideuara nga Muzaka. Rastin më të pastër e ka Krasniqi në minutën e 13 kur pas një harkimi në zonë nga Vangjeli godet me kokë por grushton Isli Hidi në këndore. Nga kornia e radhës topI i harkuar nga Muzaka përfundon në kokën e Alitit që nuk e priste të shërbehej dhe nuk përfiton si duhet. Skënderbeu vazhdon të insistojë dhe është Demte nga distance që provon të vërë në provë Hidin por gardiani pret i pashqetësuar. Më tej në minutën e 30 Muzaka bën një goditje sërish në limitet e zonës por topi përfundon jashtë. Teuta e Shkëmbit mundohet të reagojë por mbrojtësat bardhekuq janë të kujdesshëm dhe evitojnë ccdo rrezik që i afrohet portës së Teqjas. Me rezultatin 0-o përfundon pjesa e parë e takimit.
Pjesa e dytë: Skënderbeu vendos ta nisë me ndryshime pjesën e dytë duke i dhënë hapësira lojtarëve të stolit. Muzaka i le vendin të sapo afruarit Al Kajed ndërsa në sulm Oto Xhon i zë vendin Krasniqit. Shkëmbi tek Teuta e tij mban të njëtin ekipi që mbylli pjesën e parë të takimit dhe mundohet të imponohet në lojë. Vetëm 11 minuta loje ka zgjatur debutimi i Al Kajed me fanelën e Skënderbeut pasi palestinezi u dëmtua dhe i la vendin Pëllumbit. Pas disa minutash qetësie, duket se Skënderbeu rikthehet sërish në shina dhe merr lojën në kontroll. Xhon duket i frymësuar dhe fillimisht me shpejtësi provon të befasojë durrsakët por lëshon topin më shumë sec duhet, ndërsa më pas nga goditja e këndit provon të shënojë me kokë por Hidi edhe një herë tregohet i vëmendshëm. Pavarësisht ndryshimeve të shumta dhe një pjesë të plotë për tu luajtur rezultati i takimit nuk ndryshon dhe mbyllet në bardhësi 0-0 mes Skënderbeut dhe Teutës në Korcë. Shehi dhe Shkëmbi dalin në paqe në përballjen e parë mes tyre në pozicionin e trajnerit.
——————
FOTOGALERI
SKEDA:
KF Skënderbeu 0 – 0 Teuta
KF Skënderbeu: Teqja, Abazai, Aliti, Radas, Vangjeli, Demte, Dita, Muzaka, Krasniqi, Gripshi, Vila. Trajner Orges Shehi (Në dispozicion: Dajsinani, Osmanllari, Mara, Xhon, Qoshku, Al Kajed, Isufi, Pëllumbi, Sambou) (U aktivizua: Pëllumbi, Osmanllari, Xhon, Al Kajed, Mara, Dajsinani
Teuta: Hidi, Shkalla, Vogli, Hakaj, Gjorgjevski, Kruja, Avdyli, Traore, Deliu, Peqini, Gashi. Trajner: Bledi Shkëmbi (Neziri, Beqja, Ndeca, Lajthia, Vila, Ndraxhi, Bilali. (U aktivizuan: Ndraxhi,
Arbitër: E. Kello, H. Kapllani, A. Sula, N. Tollkucci
Kartona të verdhë: /Gjorgjevski 61’