Lojtari më i mirë i takimit mes Skënderbeut dhe Kamzës, u shpall Gjergji Muzaka, dhe pas ndeshjes, ai u shpreh se ekipit i ra rendimeti, pas 2 golave të shpejtë të shënuar.
– Kontribut, por edhe një gol i çuditshëm…
Ishim me fat, sepse më shumë ishte meritë e erës se e imja, gjithsesi, na shërbeu për të kaluar në avantazh dhe për ta pasur më të lehtë ndeshjen. 2 golat e shpejtë na ulën pak ritmin, dhe pësuam 2 herë. Edhe me fillimin e pjesës së dytë, shënuam shpejt dhe e ulëm ritmin. Erën e kishim në disfavor pjesën e dytë. Gjithsesi, këto nuk janë justifikime, Kamza na vuri në vështirësi, por na ndihmoi fati.
– Edhe Daja e përmendi që ekipit i ulet ritmi…
Golat e shpejtë na ulën ritmin, por më pas administruam edhe golin e tretë që shënuam.
– Duke të parë edhe në Ligën e Europës, pse mendon se jep më shumë në mesin e fushës se sa në krah…
Do thoja se eksperienca që luan në mes, të kursen energjitë, dhe të shërben të luash më mirë për skuadrën, jo se më mungon energjia për në krah. Spostimi në mes, janë përshtatur të gjithë faktorët, edhe eksperienca. Në krah kemi edhe lojtarë të rinj, të shpejtë.