Ujqërit kalojnë Kamzën, +12 nga ndjekësit

Një ndeshje e bukur, atmosferë festive dhe shumë gola. Në fund, triumf 3-2 i Skënderbeut, që nuk ka të ndalur, sepse kthehet +12 nga Kukësi, me 7 ndeshje të mbetura deri në fund.

U duk e lehtë në fillim, sepse edhe me ndihmën e fatit Skënderbeu gjeti golin e parë, kur një kros i Muzakës u transformua në gjuajtje nga era e fortë dhe topi përfundoi në rrjetë.

Më pas, Soue shënoi nga pika e bardhë dhe për 30 minuta u duk gjithçka e mbyllur. Gjithsesi, Rezi rihapi ndeshjen në minutën e 34-t dhe Zguro e barazoi me një supergol nga goditja e dënimit në fundin e pjesës së parë.

Sapo nisi e dyta, Xhejms Adeniji ktheu në avantazh korçarët dhe nuk pati më gola deri në fund.

Fitorja e 20-të sezonale për të besuarit e trajnerit Ilir Daja që tashmë kapin kuotën e 66 pikëve dhe shkojnë +12 nga Kukësi, ndjekësi më i afërt.

This slideshow requires JavaScript.

Skënderbeu – Kamza 3-2

Shënues: Muzaka 17’, Soue 26?’ pen, Xhejms 48’ / Rezi 35’, Zguro 45’

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka (Abazi 90’+4), Xhejms (Vila 74’), Gavazaj (Lilaj 58’), Soue. Trajner: I. Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Çukoviç, Lelis, Zguro, Ymeraj, Malaj, Fukui, Rezi (Kuqi 77’), Fili (Mehmeti 63’), Plaku. Trajner: J. Ahmataj

GOLAT

16’ SKËNDERBEU GOL! Gol i pabesueshëm i Skënderbeut. Muzaka nga goditja e këndit, era e fortë i jep topit një trajektore anormale dhe portieri Avdyli vihet në vështirësi, duke grushtuar por topi kalon vijën fatale.

26’ SKËNDERBEU GOL! Pa shumë sforcim, Skënderbeu gjen edhe golin e dytë. Xhejms fiton një 11-metërsh pas faullit të Zguros dhe Soue shënon.

35’ KAMZA GOL! Rezi merr një pasim të bukur në të majtë të sulmit kamzali, futet në zonë dhe me të djathtën godet bukur, duke mposhtur portierin Teqja.

45’ KAMZA GOL! Zguro nga goditja stadarte, e majtë spektakolar dhe gol i shkëlqyer. Barazim!

48’ SKËNDERBEU GOL! Gol Xhejms. Nigeriani di të shënojë edhe me kokë. Pas një krosi në zonë, sulmuesi mposhti portierin Avdyli për të tretën herë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.