Janë përcaktuar sot gjysëmfinalet e Kupës “Pavarësia 2018”, trofe o cili do të zhvillohet këtë edicion në qytetin e Korçës.
Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar sot në mbrëmje, organizuar nga FSHF, me pjesmarrjen e klubeve janë përcaktuar dy çiftet gjysëmfinaliste:
FC Struga – KF Skënderbeu
FK Otrant – FC 2 Korriku
Ndeshjet gjysëmfinale do të luhen, nesër më datë 28 nentor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu” ndërsa finalja e trofeut do të mbahet në Stadiumin ‘Skënderbeu’.
Aktiviteti fillon në orën 11.00.
HYRJA FALAS!