Jean Ndecky, zyrtarisht bardhekuq

Jean Ndecky prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. 

Pasi u arrit marrëveshja me klubin Fortuna Düsseldorf, 22-vjeçari është vendosur sot në dispozicion të trajnerit Ilir Daja dhe ka kryer seancën stërvitore të pasdites me grupin.

Ndecky u afrua në formë huazimi nga ekipi Gjerman i Fortuna Düsseldorf dhe do të jetë pjesë ekipit bardhekuq për një sezon.

Senegalezi luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

———————

PASHAPORTA:

Emri: Jean Jacques Idrissa Ndecky

Datëlindja: 10 Janar 1997

Gjatësi: 1.76 m

Kombësia: Senegali

———————

Jean Ndecky ka zhvilluar në total 10 ndeshje me ekipin Under20 të Senegalit ndërkohë që ka arritur të zhvillojë dhe një takim zyrtar me ekipin kombëtar Senegalez.

Welcome Jean!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.