Pas pothuajse 2 javësh pushim, ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve për kampionat në ‘Tropikal Resort’ në Durrës.
Ashtu siç ishte programuar lojtarët janë grumbulluar sot në Durrës ku do të vijojnë përgatitjet deri në datën 6 janar, ditë në të cilën ekipi do të zhvendoset në Antalya për përgatitjet dimërore.
Përgatitjet kanë nisur pasdite nën drejtimin e trajnerin Daja dhe stafit teknik në fushën me bar sintetik, ku u zhvillua një seancë stërvitore.
GRUPI – “Me grupim në ditën e parë të përgatitjeve ishin Leonit Abazi dhe Argjend Malaj. Të dy lojtarët janë rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe i janë ribashkuar grupit bardhekuq. Nesër grupi do të jetë i plotë në dispozicion të stafit teknik”.