Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e parë 2-të ndaj Kastriotit, takim i vlefshëm për javën e 2-të të Kategorisë Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite tek anekset e stadiumit një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Kastriotit.
GJËNDJA E EKIPIT – Ardit Hoxhaj është mungesa e vetme për takimin e 2-të sezonal. Vlonjati vijon i diferencuar fazën e rikuperimit dhe parashikohet të jetë i gatshëm në javën e 4-rt. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale.
Ekipi do të grumbullohet sot në orët e mbrëmjes në rezidencën bardhekuqe në Durrës ‘Tropikal Resort’!
———————
FOTOGALERI
———————————
Kategoria Superiore / Java 2
Kastrioti – Skënderbeu
E dielë, 26 gusht / Ora 16:45
Stadiumi “Redi Maloku”
Fushë Krujë