Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për takimin e javës së 20-të të Kategorisë Superiore ndaj Kamzës në transfertë.
Në seancën e zhvilluar sot në mesditë në ‘Tropikal Resiort’, trajneri Ilir Daja dhe stafi teknik kanë dhënë instruksionet dhe këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.
GJËNDJA E EKIPIT – “Stafi teknik privohet nga shërbimet e Vangjelit dhe Jashanicës në mbrojtje. Vangjeli i skualifikuar për shkak kartonash ndërsa Jashanica i dëmtuar. Me grupin janë bashkuar Nimaga dhe Tefik Osmani të cilët kanë kaluar problemet familjare dhe janë rikthyer me ekipin”.
JASHANICA – “Mbrojtësi u dëmtua në kupë ndaj Teutës por dëmtimi mesa duket nuk është aq i rëndë sa u mendua fillimisht. Jasha ka kryer sot rezonacën dhe rezultat ishin pozitive pasi dëmtimi i kupës së gjurit nuk ka sjellë efektë anësore dhe Jashanica mund të kthehet me ekipin pas 4 javësh”.
Ekipi është i grumbulluar prej dy ditësh në ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohet sot në mbrëmje dhe një video analizë nga trajneri Daja.
——————————
Kategoria Superiore
Kamza – Skënderbeu
18 shkurt, Ora 14:00
Stadiumi ‘Kamëz’