Daja: I lumtur për fitoren

Skënderbeu arriti të marrë fitoren me përmbysje ndaj Kamzës, gjë që e kënaqi pa masë trajnerin Ilir Daja, duke parë edhe kundërshtarin që kishte përballë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi besoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam lojën. Lojtarët e interpretuan mirë lojën dhe nuk lëshuan për asnjë moment, gjë që u shpërblye me golat. Më vjen mirë edhe për Vilën, që shënoi dy gola sot. Ai është një futbollist profesionist dhe me shumë eksperiencë, të cilit ne i besojmë shumë. Kamza është një ekip shumë simpatik dhe më vjen mirë që ia dolëm. Këtu ka kushte mjaft të mira për të luajtur futboll dhe një skuadër si e jona di të shprehet në situate të tilla”

PERFORMANCA – “Dita luajti jashtë rolit të tij dhe ndonjë gabim i falet, pasi duhet të kemi parasysh që po sakrifikonte në atë pozicion. Aliti mendoj se është përshtatur mirë dhe na ndihmon, pasi luan në pozicione të ndryshme. Sowe nuk është i njëjti si në pjesën e parë të kampionatit, por po arrin të gjejë ritmin e duhur, ndonëse sot duhet të theksoj se sulmuesi nuk u mbështet aq sa duhet”, u shpreh Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.