“Ekipi mbyll përgatitjet anti-Flamurtari”

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 19-të të superligës ndaj Flamurtarit.

Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik ekipi zhvilloi sot paradite tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’ seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit taktike dhe zhvilloi një mini test brënda grupit.

GRUPI – “I gjithë kontigjenti i lojtarëve do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen ndaj Flamurtarit me përjashtim të Bakary Nimaga i cili u largua sot me lejen e klubit për arsye familjare”.

This slideshow requires JavaScript.

Ekipi do të grumbullohet sot pasdite ku nga trajneri Daja ka programuar dhe një video analizë.

——————————

Kategoria Superiore

Skënderbeu – Flamurtari

9 shkurt / Ora 18:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.