Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 19-të të superligës ndaj Flamurtarit.
Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik ekipi zhvilloi sot paradite tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’ seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit taktike dhe zhvilloi një mini test brënda grupit.
GRUPI – “I gjithë kontigjenti i lojtarëve do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen ndaj Flamurtarit me përjashtim të Bakary Nimaga i cili u largua sot me lejen e klubit për arsye familjare”.
Ekipi do të grumbullohet sot pasdite ku nga trajneri Daja ka programuar dhe një video analizë.
——————————
Kategoria Superiore
Skënderbeu – Flamurtari
9 shkurt / Ora 18:00
Stadiumi ‘Skënderbeu’