Pas 48 orësh pushim, ekipi do të grumbullohet sot në Tropikal Resort ku do të vijojnë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë.
Fillimisht të mërkurën, të besuarit e trajnerit Orges Shehi do të ndeshen ndaj Veleçikut për Kupën e Shqipërisë ndërsa të hënën e ardhshme do të luhet takimi i 4-rt sezonal ndaj Flamurtarit.
———————
NDESHJET E RADHËS:
Veleçiku – Skënderbeu
Koplik, 12 shtator, ora 16:00
Flamurtari – Skënderbeu
Vlorë, 17 shtator, ora 19:45
———————
GJËNDJA E EKIPIT:
Grupi do të plotësohet gjatë përgatitjeve në ‘Tropikal Resort’ me lojtarët e angazhuar me ekipet kombëtare. Zenel Gavazaj ka shfaqur shqetësime pasi ka dëmtuar gishtat e dorës së djathtë gjatë grumbullimit me kombëtaren under19 dhe parashikohet të mungojë 4 javë. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale. Vlen të theksohet riaftësimi i plotë i Ardit Hoxhaj i cili është bashkuar me grupin por i duhet të punojë për të fituar gjëndje fizike.
——————-
Ekipi do të zbresë në fushë sot pasdite në orën 17:00 në rezidencën ‘Tropikal Resort’ ku është programuar një seancë e karakterit tekniko-taktik në kuadër të takimit të së mërkurës në Koplik.
#forcaujqër