Dejvi Bregu është bashkuar sot me ekipin duke mbyllur përfundimisht huazimin tek Luftëtari.
Mesfushori ka firmosur në janar të këtij viti kontratën 3-vjeçare që e lidh me KF Skënderbeu deri më janar 2021.
Pas huazimit për dy fazat e mbetura të sezonit 2017/18 dhe kupat e europës tek ekipi i Luftëtarit, klubi zgjodhi të kthejë në Korçë talentin 22-vjeçar i cili menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi për të vijuar përgatitjet për sezonin e ri.
Pas fotove zyrtare, Bregu doli në konferencë për shtyp ku ju përgjigj interesit të mediave.
————————
Konferenca për shtyp:
“Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe titulli mbetet objektivi ynë primar. Jam gati për këtë sfidë”, u shpreh ndër të tjerash Bregu në të parën dalje publike me fanellën bardhekuqe.
Welcome Dejvi Bregu!