20-vjeçari Almir Ajzeraj prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.
Ajzeraj ka firmosur fillimisht kontratën që e lidh me klubin për 4 vitet e ardhshme dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.
Ajzeraj luan si mesfushor i majtë por në karrierë ka bërë mjaft mirë edhe në rolin e organizatorit.
20-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës under-21 dhe sezonin e fundit ka luajtur për Flamurtarin në Superligën Kosovare.
Welcome Almir Ajzeraj!