Aliti: I lumtur për golin dhe 3 pikët

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, shënoi sot golin e parë të ndeshjes së fituar 4-0 ndaj Laçit, duke gjetur golin e parë në Shqipëri. Një festim i ligjshëm për 24-vjeçarin nga Presheva, i cili nuk dinte si ta festonte golin, siç tha pas ndeshjes.

“Emocion i madh që shënova, e patë edhe vetë që festova shumë, por më lumturon më shumë fitorja. Nuk dua ta vendos veten në presion, unë thjesht do bëj detyrën time”

SKEMA – ”Po, e kemi provuar në stërvitje, me Muzakën që duhej të bënte atë kros dhe unë që shkoj në shtyllën e dytë”.

RIVALET – ”Jemi ndeshur edhe me Kukësin e Flamurtarin, që i kemi pas, dhe nuk kemi pasur probleme. Kemi treguar që jemi superiorë dhe me meritë në krye”

I pyetur në studio mbi hetimet e UEFA-s ndaj klubit, Aliti u shreh: ”Nuk është problemi ynë si lojtarë, është punë e klubit, drejtuesit merren me këtë çështje dhe do të zgjidhin gjithçka. Ne vazhdojmë punën normalisht dhe jemi shumë të qetë, nuk kemi pse komentojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.