Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Lushnjës në tansfertë, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.
Pasdite u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.
GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja dhe stafi teknik duhet të bëjnë në këtë takim vetëm pa Tefik Osmanin i cili nuk ja ka dalë të jetë gati si pasojë e problemeve fizike. Muzaka ashtu siç pritej ja doli të stërvitej me grupin dhe nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit. Në mbrojtje rikthehet Gledi Mici, i cili mungoi në Laç si pasojë e pezullimit për shkak kartonash”.
———————
FOTOGALERI
Ekipi do të qëndrojë sot i grumbulluar në rezidencën ‘Tropikal Resort’, atje ku në mbrëmje do të zhvillohet dhe analiza a zakonshme e kundërshtarit.
Ky do të jetë takimi i 4-rt sezonal mes dy ekipeve, ku në 3 takimet paraardhëse kanë triumfuar ujqërit me golavarazh të përgjithshëm 10-3.
Ekipi është shfaqur në gjëndje optimale dhe në Lushnjë pritet kthesa dhe reagimi pas dy rezultatesh negative.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 33
SK Lushnja – KF Skënderbeu
E mërkurë, 9 maj / Ora 16:00
Stadiumi ‘Roza Haxhiu’, Lushnjë