Ilir Daja shkon i qetë me pushime, Skënderbeu i tij është i pari dhe më shumë pikë avantazh. Për teknikun bardhekuq, fitorja e sotme ndaj Teutës shkon për tifozët.
“E mbyllëm gati gjysmën e kampionatit me fitore. Këtë sukses ua dedikoj të gjithë tifozëve korçarë dhe jo vetëm, që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim në Superiore dhe Europë. U uroj gëzuar festat e fundvitit. I kënaqur me dygolëshin e Sowe, por ka patur shumë momente para portës. Duhet të vazhdojë me këtë ritëm. Në analizën që kishim para ndeshjes, kemi folur për mënyrën sesi Soëe duhet të shkojë te goli, pra duke bërë sakrificë. Do të vazhdojmë të përmirësojmë ato gjëra që nuk janë pozitive. Uroj të gjithë komunitetin e futbollit dhe të gjithë shqiptarët gëzuar festat e fundvitit. I meritojmë ca ditë pushim, për të gjithë atë sakrificë që kemi bërë.”