Skënderbeu triumfon në fund

Ali Sowe me një dygolësh dhe James Adeniy i dhanë fitoren 3-1 me përmbysje Skënderbeut përballë Teutës në Korçë. Edhe pse durrsakët e nisën mirë sfidën, duke e gjetur golin me Anel Dedic me 11-metërsh në minutën e 20-të, dolën të humbur nga kjo transfertë.

Ali Sowe barazoi shifrat në të 35-ën dhe pas shumë përpjekjesh shënoi të dytin personal në minutën e 81-të. Teuta u hodh në sulm në minutat e fundit por pësoi edhe të tretin me autor James Adeniy. Skënderbeu e mbyll 2017-ën në vendin e parë në kuotën e 37 pikëve, 9 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Skënderbeu-Teuta 3-1

Shënues: Soue 36′, 81′, Xhejms 85’/ Dediç 20′ Pen.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Nimaga, Lilaj, Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Teuta: Kastrati, Beqja, Sykaj, Shehi, Hakaj, Çyrbja, Dediç (Çmajçanin 67′), Hila, Lena, Bilali, Latif. Trajner: Gugash Magani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.