“2 ditë pushim, nesër stërvitje”

Pas takimit ndaj Laçit të mbyllur në barazim, trajneri Orges Shehi ju ka komunikuar lojtarëve dy ditë pushim ndërkohë që ekipi do i rikthehet përgatitjeve në Korçë, nesër pasditë ku është programuar një seancë stërvitore në orën 17:00. Stafi teknik duhet të punojë gjatë javës pa Fidan Alitin, Pëllumbi, Gavazaj dhe Demte të angazhuar me ekipet kombëtare.
————
GJËNDJA E EKIPIT 
Ardit Hoxhaj vijon fazën e rikuperimit ndërkohë që gjatë ditëve të para të javës do të testohet nga Stafi mjekësor dhe përgatitësi Atletik Kosta Jani që pritet të japin OK për sulmuesin Vlonjat për tu bashkuar me grupin. Asnjë problem për Beneyam Demte që la fushën ndaj Laçit i dëmtuar. Etiopiani pësoi një ngërç muskular por gjëndja e tij është përmirësuar dhe ditën e martë Demte do të udhëtojë drejt Etiopisë për tu bashkuar me ekipin kombëtar.
—————-
PËRGATITJET NË 2 FRONTE
Ekipi do i rikthehet nesër përgatitjeve ndërkohë që stafi teknik me në krye trajnerin Orges Shehi veç sfidës ndaj Flamurtarit për kampionat do të fokusohet edhe tek takimi i parë i Kupës së Shqipërisë, takim i cili do të luhet në datë 12 shtator. Veleçiku dhe Klosi luajnë sot për të përcaktuar ekipin i cili do të përballet me ‘Ujqërit’ në raundin e parë të kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.