Zhvillohet në “Tropikal” testi ndaj Egnatias

KF Skënderbeu 0 – 1 Egnatia

Formacioni: Dajsinani, Meksi, Dita, Pollozhani, Vangjeli, Elezi, Essien, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah.

U aktivizuan: Koliçi, Ajeti, Xhemajli, Xhunfo, M. Nuri, Doko, Bogdani, Mara, Daja,Krasniqi, Ndecky.

Ekipi bardhekuq ka zhvilluar sot në ambjentet e “Tropikal Resort”  testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve dimërore.

U mbyll me fitoren e KF Egnatia takimi i zhvilluar sot në mesditë pavarësisht dominimit bardhekuq. Goli i Samet Gjokës në minutën e 40’ vendosi rezultatin përfundimtar të testit miqësor.

Pavarësisht rezultatit, stafi teknik me në krye teknikun Ilir Daja ka marrë përgjigjet e nevojshme nga ky test miqësor ndërkohë që në ditët në vijim do zyrtarizohen dhe afrimet e merkatos.

#forcaujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.