Ujqërit “POKER” ndaj Kastriotit

Ujqërit rikthehen bindshëm tek fitorja, 4 – 0 ndaj vizitorëve të Kastriotit duke regjustruar në këtë mënyrë fitoren më të thellë sezonale.

Në Korçë Ujqërit kishin “hesape” për të larë, ndaj japin më të mirën në fushë për të fituar. Në minutën e 15-të shënoi Gjergji Muzaka, por “tërbimi” i bardhekuqve do të shfaqej në fraksionin e dytë, ku e gjetën rrugën e rrjetës Oto John dhe dy herë Krasniqi.

——————————

SKËNDERBEU 4 – 0 KASTRIOTI

Shënues: Muzaka 14′, Oto Xhon 76′, Krasniqi 78′, 85′

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka (Gripshi 59′), Pervan (Oto Xhon 64′), Bregu (Pëllumbi 80′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Çekrezi, Husein (Neziri 82′), Okebugui (T.Marku 66′), Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H. Marku (Fejzaj 83′), Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Nuri Rrapaj, Redian Dobruna, Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Vangjeli 60′ / Okebugui 47′ Ndreca 83’

Golat –

85′ – Goool! Krasniqi shënon sërish. Sulmuesi kavajës çon topin në rrjetë me anë të një goditje nga jashtë zonës duke përfituar nga dalja e portjerit kundërshtar.

78′ – Goool! Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut finalizohet nga Krasniqi, i cili pas pasit të dhënë nga Oto Xhon u tregua i saktë dhe çoi shifrat në 3 – 0.

76′ – Goool! Gripshi shfrytëzon një gabim të lojtarëve të Kastriotit dhe shërben për Oto Xhon. Nigeriani nuk kishte si të gabonte aq pranë portës.

14′ – Goool !Një pas i zgjuar i Bregut gjen Muzakën, i cili i vetëm përballë portierit Çekrezi nuk gabon. Lojtarët e Kastriotit kontestojnë për pozicion jashtë loje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.