Ujqërit në finale, ‘përmbysin’ Flamurtarin

Skënderbeu ka përmbysur humbjen minimale në takimin e parë në Korçë, teksa mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-2, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nuk ka rast më të mirë se këtë vit për ta thyer ta tabunë, pas shumë titujsh kampionë në një dekadë.

Sot Skënderbeu i dha leksionin e dytë Flamurtarit në pak ditë, sepse pasi e mundi 3-0 për kampionat, triumfoi sërish në Vlorë, 2-0 për kupë.

Një ndeshje ku Flamurtari mendoi vetëm të mbronte fitoren 1-0 në Korçë, por sapo Skënderbeu gjeti golin e parë me Souenë në minutën e 59-të, gjithçka u shkërmoq.

Skënderbeu, me eksperiencë dhe klas të jashtëzakonshëm, shënoi golin e dytë me Nimagën dy minuta pas golit të parë, sërish duke depërtuar në të majtë të mbrojtjes vlonjate, ndërsa më pas gjithçka mori fund, sepse kuqezinjtë nuk patën forcë për të krijuar raste për shënim, me Skënderbeun që administroi shumë mirë fitoren.

Me rezultatin 0-2 erdhi edhe vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor, ndërsa Skënderbeu siguron kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që do ta diskutojë me skuadrën e Laçit, që më herët eliminoi Kukësin.

KUPA E SHQIPËRISË

Flamurtari – Skënderbeu 0-2

Shënues: Soue 59′, Nimaga 61′

Flamurtari: Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta –  Sidibe, Useini – Zuka (Tunkara 66′), Muarem (Hoxhaj 77′), Zhufo (Nedeljkoviç 65′) – Alvesh. Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja – Vangjeli, Radas, Aliti, Mici – Osmani, Nimaga, Lilaj – Vila (Muzaka 71′), Gavazaj – Soue (Krasniqi 86′). Të gatshëm: Shehi, Abazi, Gripshi, Sahiti, Demte. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Zuka 27′ / Osmani 36′

—————

EPISODET

61′ GOL SKËNDERBEU! Identik si në golin e parë, Skënderbeu shënon sërish. Nimaga merr një top jashtë zone dhe shënon një super gol!

59′ GOL SKËNDERBEU! Sulm i shpejtë korçar, Soue në qendër të zonës merr një pasim të bukur nga e djathta dhe nuk fal, 0-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.