Skënderbeu ka reaguar pas dy humbjeve rresht, duke fituar dot 4-2 në Lushnjë, në një ndeshje që ishte e lehtë në letër, por doli shumë e ndërlikuar.
Në “Rozë Haxhiu” të Lushnjës Ujqërit e nisin keq ndaj skuadrës vendëse, e rënë prej javësh matematikisht në Kategorinë e Parë, por në fund arritën të triumfojnë me përmbysje 2-4.
‘Lagunarët’ fillimisht përfituan nga përgjumja e korçarëve, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e një goli, që mban firmën e Përgjinit. Në fillimit të fraksionit të dytë Papa shënoi me me 11-metërsh për golin e 2-0, por pikërisht pas këtij momenti doli në skenë Ali Sowe.
Sulmuesi nga Gambia, në garë për Këpucën e Artë, realizoi tre gola të njëpasnjëshëm në minutat 59, 69 dhe 82, duke marrë me vete edhe topin e ndeshjes. Skënderbeu nuk u mjaftua me kaq, sepse në të 85-ën e gjeti rrjetën edhe James për rezulatin përfundimtar 2-4.
Lushnja – Skënderbeu 2-4
Shënues: Përgjini 39′, Papa 50′ pen. / Soue 57′, 69′,82′, Xhejms 85′
Lushnja: Bejte, Mone, Marku, Koreshi, Marku, Magani, Taullau, Gava, Meto, Papa, Branica, Përgjini. Trajner: Ilir Gjyla.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Dita, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Vila, Abazi, Sahiti, Nimaga, Krasniqi, Gripshi.