Ka përfunduar ndeshja më e rëndësishme e javës së 13-të në Korçë. Në një ndeshje mjaft spektakolare dhe të bukur, por dhe tensionit në minutat e fundit, Skënderbeu ka arritur që të marrë një 3-pikësh që vlen shumë, pasi largon Kukësin plot 9 pikë nga vetja. Skënderbeun e nderojnë golat e Afrim Takut dhe nigerianit Xhejms. Skënderbeu bëhet ”diktator”, Kukësi shkon -9
Ka përfunduar ndeshja më e rëndësishme e javës së 13-të në Korçë. Në një ndeshje spektakolare, por dhe me tension në minutat e fundit, Skënderbeu ka arritur që të marrë një 3-pikësh që vlen shumë, pasi “betonon” kreun dhe çon Kukësin plot 9 pikë larg. Skënderbeun e nderojnë golat e Afrim Takut dhe nigerianit Xhejms, ndërsa Guri barazoi përkohësisht për kampionët në fuqi.
Pritej me interesim të madh dhe rezultoi një festë futbolli sfida e Korçës, sepse u ndeshën dy skuadrat më të mira në Shqipëri dhe luajtën futboll, ballëhapur, duke luftuar deri në fund.
Skënderbeu kishte avantazhin e fushës, por Kukësi luajti një ndeshje shumë të mirë dhe në pjesën e parë pati raste të shkëlqyera. Gjithsesi, Skënderbeu pati gjithashtu shumë raste dhe gjeti golin në minutën e 36-të me Takun.
Festa korçare u ndal në fund të pjesës së parë, kur mbrojtja gaboi totalisht dhe la të vetëm Grupin në zonë, i cili nuk fali me kokë.
Në pjesën e dytë shumë nervozizëm, një karton i kuq për Vangjelin në minutën e 71-të, por edhe goli i Xhejms Adenijit dy minuta më parë. Gol vendimtar, sepse Orges Shehi ishte fenomenal dhe ndali Gurin në një rast tek për tek.
Humbje e rëndë për Kukësin, që sheh shumë larg kreun. Nuk ishte vendimtare, thanë trajnerët, por tani duket ndryshe.
Kategoria Superiore – Java 13
Skënderbeu 2-1 Kukësi
Shënues: Taku 36? Xhejms 69’/ Guri 43′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Nimaga, Lilaj, Muzaka, Taku, Xhejms (Aliti 90+3?), Gavazaj (Demte 85?). (Të gatshëm: Teqja, Kelmendi, Shkodra, Osmani, Sahiti.) Trajner: Ilir Daja.
Kukësi: Koliçi, Idrizi (Koldashi 79?), Hoxha, Shameti, Rrumbullak, Musolli, Imami (Joti 84?), Ethemi (Shtubina 63?), Kale, Bakaj, Guri. (Të gatshëm: Frashëri, Hallaçi, Peposhi, Memini.)Trajner: Mlladen Milinkoviç.
Gjyqtarë: J. Xhaja, R.Avdo, N. Bregasi, A. Shkreta.